Top Channel/ Ëndrra pas karrocës me rrota!Endi Duhanxhiu me pasionin për internetin dhe televizionin
25/03/2023 20:00

“Unë jam Endi Duhanxhiu. Më ndiqni në rrjete sociale, më plotësoni ëndrrën. Më suportoni ju lutem”… Endi Duhanxhiu dashurinë që ka për jetën ka zgjedhur ta tregojë edhe në botën virtuale. Karrigia me rrota nuk e ka penguar në asnjë moment të bëjë gjërat që i pëlqejnë. Pasi mbaroi studimet bachelor për administrim biznesi, ajo po vazhdon masterin për marketing. Ndërkohë tashmë njihet si një vlogere me kanalin e youtube dhe profiling në Tik Tok ku shfaq copëza nga përditshmëria e saj. “Kur hodha videon e parë pata shumë komente negative. U bëra keq, mendova të hiqja dorë por jo mora kurajo sepse unë nuk ndryshoj dot, kjo jam… ata le të komentojnë, nuk e kuptojnë se një fjalë lëndon”– tha Endi Duhanxhiu. Guximi për t’u përballur me jetën nuk i ka munguar asnjëherë, edhe pse vështirësitë kanë qenë të shumta, qoftë në paragjykimet që ka pasur apo rrezikun që ka hasur për shkak të infrastrukturës rrugore të mangët për një vajzë me aftësi të kufizuara. Megjithatë, Endit I pëlqen të jetë një vajzë e pavarur. “Kurajo më jep familja. Ajo është gjëja më e rëndësishme për mua. Dua ti bëj gjërat vetë, edhe pse mami më thotë të të ndihmoj unë… por nuk duhet të pres çdo gjë nga të tjerët, ashtu demoralizohem”– tha Endi Duhanxhiu. Endi nuk ka lejuar fatin të kufizojë ëndrrat e saj. 24-vjeçarja me vlogun e saj ka hedhur hapat e saj drejt punësimit në të ardhmen, edhe pse beson se ky rrugëtim nuk do të jetë i lehtë… “Më pëlqen bota e internetit. Bota e televizionit. Ëndrrat pa lekë janë”- tha Endi Duhanxhiu.

Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30