Teksa është i dyti vit me radhë që Gramshi fton, të shumtë janë vizitorët që këtë fundjavë thurën ëndrra mbi levando. Në fushat e mbjella me levando Bashkia e Gramshit organizoi një aktivitet masiv i konceptuar bukur "Endrra mbi levando" aktivitet i cili synon promovimin e natyrës së mrekullueshme të kësaj zone. Bashkia e Gramshit synon që aktivitete të tilla ti kthejë në traditë ndërsa angazhohet për përmirësim të infrastrukturës rrugore dhe shtimin e kapaciteteve pritës.