Teksa kanë kaluar 24 orë nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, në bashkinë Bulqizë ende nuk ka nisur numërimi i votave për Këshilltarët Bashkiakë. Sipas kryetarit të KZAZ Nr 19 Kujtim Kerkuarti, shkak i mos nisjes se numërimit është mungesa e numëruesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.