Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Suedia dhe Turqia kanë bërë një përparim në bisedimet e tyre në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe tejkalimin e kundërshtimeve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ai njoftoi se Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në Vilnius, Lituani, të hënën, pak para samitit të NATO-s, për të diskutuar mbi këto dallime dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët, të cilat mbeten tejet të tensionuara sidomos pas djegies së Kuranit në Suedi pak ditë më parë.