Shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e kaluar në banesën e një të dyshuari për vrasje ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe pasiguri te banorët e zonës. 15 orë pas këtij incidenti, dera e shtëpisë ku ndodhi shpërthimi vazhdon të jetë e hapur. E lënë në mëshirë të fatit, si dëshmi e një ngjarjeje kriminale me pasoja të pambyllura ende, ndonëse Ilir Koçilja, që jetonte i vetëm në këtë banesë, është në gjendje arresti.