Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Lezhës. Mësohet se personi që ka marrë plagë në gjoks është shtetasi Egzon Gega. Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se ndaj tij është qëlluar tre herë me armë zjarri. Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.