Një 26- vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit këtë të hënë, pasi ishte dënuar për kalim të paligjshëm të personave jashtë kufirit. Alban Mija banues në Kamzë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër më 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.