Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën. Gentian Kamberi, 47 vjeç nga Tirana, drejtonte mjetin Taxi me targa TAB-3674 kur është përplasur me mjetin me targa ITK-9340 që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj. Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.