Në seancën plenare të së enjtes kuvendi miratoi projektligjin me propozues socialistin Blendi Klosi që përjashton nga TVSH për 10 vjet hotelet me 4 dhe 5 yje. Siç edhe e paralajmëruan gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare dy deputetët socialistë Erion Brace, Pandeli Majko dhanë votë abstenuese.