Pamje emocionuese u publikuan mbrëmjen e kësaj të shtune nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, priti familjen shqiptare Xhaferi. Në pamjet e publikuara, shihet çifti shqiptar së bashku me tre fëmijët e tyre, në zyrën e Presidentit Trump. Djali i familjes që qëndron krah Trump, ka aftësi të veçanta, teksa presidenti ka në agjendën e tij kryesore takime me personat me aftësi ndryshe, në kuadër të politikave humaniste.