Të mërkurën u bë konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Durrësit, zgjedhja e drejtuesve të rinj të tij dhe betimi i kryetares së bashkisë Emiriana Sako. Aleanca “Bashkë Fitojmë” nuk arriti të sigurojë asnjë post drejtues në parlamentin e ri vendor të bashkisë nr.2 të vendit.