Emigrimi dhe plakja e popullsisë ka prekur edhe radhët e forcave të armatosura shqiptare, të cilat dhe këtë vit kanë nisur fushatat e rekrutimit të të rinjve në edukimin ushtarak dhe në ushtri. Në qendër të qytetit të Durrësit, Forcat e Armatosura ekspozuan pajisje dhe mjete ushtarake në përdorim, si dhe njohën qytetarët, veçanërisht të rinjtë me informacionin e nevojshëm për mundësitë që ofron angazhimi në Forcat e Armatosura.