Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të thotë se parlamenti nuk mund të ecë përpara me miratimin e saj të enjten, siç ishte parashikuar më herët. Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vlerësoi si të ligjshme kerkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi. Në padinë e tyre ata kërkuan pezullimin e miratimit, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj, që kapen në detin Mesdhe.