Top Channel/ Emigrantët kthehen për Pashkë. Fluks i shtuar në Kapshticë, por jo radhë
18/04/2025 15:29
Në prag të festës së Pashkës në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është shënuar fluks i lartë i lëvizjes së udhëtarëve. Më të shumtë janë emigrantët të cilët ditët e pushimit zgjedhin ti kalojnë në Shqipëri për të festuar me familjarët e tyre.