Top Channel/ Emigrantët e Gjadrit, Corriere: Plani i qeverisë Meloni- kompetencat i kalojnë Tiranës!
10/02/2025 11:30

Rivendosje e menjëhershme e funksionimit të qendrave shqiptare të Gjadrit dhe Shëngjinit, pavarësisht vendimit të 25 shkurtit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: Ky sipas Corriere della serës është plan ii i r ii qeverisë italiane, i cili sic shkruan media e njohur, diskutohet të vijë edhe me koston e një zgjidhjeje ekstreme sic do të ishte heqja e juridiksionit të Romës mbi strukturat në fjalë, në bazë të traktatit të nënshkruar me Tiranën. Ky është objektivi i qeverisë e cila ka vendosur të modifikojë marrëveshjen me Shqipërinë dhe mund ta bëjë këtë edhe me dekret, nënvizohetnë shkrim. Pas tre refuzimeve radhazi nga gjyqtarët e Emigracionit dhe Gjykata e Apelit, për të lënë në Shqipëri emigrantët e refuzuar, po mendohet përjashtimi i kompetencës së magjistratëve italianë për menaxhimin e refugjatëve që do të riatdhesohen. Aktualisht, po shqyrtohen hipoteza të ndryshme për rifillimin e transferimeve të emigrantëve, këtë herë me një diskutim më të gjerë ku nuk përfshihen vetëm të shpëtuarit në det dhe që vijnë nga vendet e përfshira në listën italiane të sigurisë, por edhe ata që ndodhen tashmë në pikat e nxehta dhe qendrat e pritjes në territorin kombëtar. Po kështu, pjesë e diskutimeve ka qenë dhe mundësia që qendrat shqiptare të mund të shndërrohenn në CPR - pra të dedikuara ekskluzivisht riatdhesimit të refugjatëve që konsiderohen që në fillim se nuk i përmbushin kriteret për të marrë mbrojtje ndërkombëtare nga Italia - ose në qendra pritjeje. Dhe në këtë pikë nuk mund të përjashtohet që kompetencat e menaxhimit t`i kalojnë Tiranës e jo më Romës, nënvizohet në artikull. Për cdo rast, teksa ende pritet vendimi i gjyqtarëve në Luksemburg, ekzekutivi italian po shfaq gatishmërinë e tij për të ecur përpara. Dhe për këtë është planifikuar edhe një mbledhje tjeter, në kërkim të një zgjidhjeje të besueshme ligjore pas vendimeve bllokuese të gjyqtarëve për ndalimet në Shqipëri.

Top News – ‘Ecim me punët dhe negociatat’. Rama flet për buxhetin: Të ardhura rekord
05/04 11:42
Top Channel/ Besimtarët katolikë në Durrës kremtojnë Pashkët në një atmosferë feste
05/04 11:19
Top Channel/ Arkitektja që ka studiuar Astrologji në Londër, e ftuara e Ramës në Flasim:Si mund…
05/04 11:08
Top Channel/ ‘Që ta kontrollosh duhet të kesh frena’, Rama në Flasim për Inteligjencën artificiale
05/04 11:08
Top Channel/ “Miratohet skema për fermerët” Rama në Flasim:Risi nxitja e praktikave të qëndrueshme
05/04 11:07
Top News – Pashka katolike. Besimtarët kremtojnë ringjalljen e Krishtit
05/04 11:03
Top Channel/ ‘Keta tepelenasit nuk kanë emocione shpirtërore’, Rama e mbyll me batuta Flasim
05/04 10:58
Top Channel/ “Kur dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama rrëfen brengën e tij
04/04 23:38
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top News – Pranga të afërmëve të gjeneralit iranian. SHBA- përhapën propagandën e Teheranit
04/04 23:15
Top Channel/ Nga historia te kriza, pse Hormuzi është “arteria” më e rrezikshme e globit
04/04 22:51
Top Channel/ Mijëra euro cash, ora luksoze…/ Në listën e më të kërkuarve, pranga bosit të Camorras
04/04 22:02
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top News – Kapen ‘skifterët’ në Tiranë. Vodhën kasafortën dhe sende me vlerë në një banesë
04/04 20:55
Top News- Gjenden 2 trupa të pajetë në Kamenicë të Korçës, dyshimet e para
04/04 20:44
Top Channel/ Ballokumja, trashëgimi elbasanase! Ëmbëlsira shpallet pasuri jomateriale
04/04 20:12
Top Channel/ Legalizohen kishat e Mirditës, 30 objekte marrin dokumentet e pronësisë
04/04 20:08
Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45