Top Channel/ Emigracioni, Franca pakt me Gjermaninë? “Kufijtë po depërtohen si sitë”!
12/09/2024 11:13

Kreu i ri i qeverisë franceze, Michel Barnier, kërkon shtrëngimin e politikave të emigracionit. Emigrimi i paligjshëm është në krye të listë së prioriteteve të kryeministrit 73 vjecar të Francës, që në intervistën e parë televizive të dhënë pas marrjes së detyrës javën që shkoi, u shpreh se “"Kam përshtypjen se kufijtë janë të depërtueshëm si një sitë - dhe se flukset e migracionit nuk janë nën kontroll. Ne do ta ndryshojmë këtë”. Zbatimi i një politike më të rreptë të imigracionit dhe azilit nuk mund të ndërmerret vetëm nga një ministër i ri i brendshëm. Sipas raportimeve të mediave franceze, Barnier është duke planifikuar të krijojë një ministri të posacme për "Emigracionin, Integrimin dhe Identitetin kombëtar". Një departament i tillë do të ishte sinjali politik se konservatori Barnier nga "Les Républicains" po merr drejtimin e tij nga presidenca e Nicolas Sarkozy që bëri bujë jashtë vendit dy dekada më parë me njoftimin se do të "pastronte periferitë", dhe krijoi një ministri të tillë për herë të parë si president në 2007. Ishte pjesë e politikës së tij më të rreptë të migracionit – me të cilën Sarkozy ndërkohë kishte arritur të ndalonte ngritjen e partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar (FN). Si ish-shef negociator i BE-së për Brexitin, Barnier sakaq njeh shumë mirë rregullat e lojës në Bruksel. Ai mendohet se mund të përfitojë nga dinamika politike në Gjermani. Menjëherë pasi Barnier mori detyrën, ministrja e Brendshme gjermaneNancy Faeser njoftoi se do të vendosen kontrolle kufitare dhe se do të ketë "largime të azilkërkuesve në përputhje me ligjin evropian". Kontrollet do të vendosen me të gjitha vendet fqinje. Në këtë mënyrë forcohet blloku për kontrolle më të fuqishme të kufijve të jashtëm.

Top Channel/ Marshimi i protestës së PD-së, TCH sjell pamje me dron
22/03 21:08
Top Channel/ Protesta kombëtare e PD-së, kryedemokrati futet brenda selisë blu
22/03 20:54
Top Channel/ Boçi përplaset me policinë, mbështetet nga të tjerët: Hiqe dorën se jam deputet
22/03 20:52
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta PD-së, protestuesit hedhin molotovë drejt bizneseve
22/03 20:43
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, demokratët hedhin sende drejtë policisë
22/03 20:43
Top Channel/ Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës, hidhen molotovë
22/03 20:34
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, hedhje të vazhdueshme molotovësh, vendi mbushet me tym…
22/03 20:32
Top Channel/ Tensione në protestën e PD, hidhen molotovë drejt selisë së kryeministrisë
22/03 20:28
Top Channel/ Berisha u lëndua gjatë protestës, Noka e Boçi i kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni…
22/03 20:26
Top Channel/ Pati probleme me frymëmarrjen dhe sytë, Berisha i rikthehet protestës
22/03 20:23
Top News – Përplasja me policinë, Berisha ndjehet keq gjatë marshimit të opozitës
22/03 20:22
Top Channel/ Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat e largohet në banesë
22/03 20:17
Top Channel/ Protestuesit dhe deputetët e PD-së përplasen me policinë, hidhen molotovë
22/03 20:12
Top Channel/ Protestuesit përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës
22/03 20:05
Top Channel/ Protesta pa fjalime, molotovë e gaz, aksioni nisi para kryeministrisë, vijon marshimi
22/03 20:00
Top Channel/ Policia hedh gaz lotsjellës, përgjigje ndaj dhunës dhe molotovëve të protestuesve
22/03 19:59
Top News – Marshimi i opozitës nëpër Tiranë, mes molotovit, fishekzjarreve dhe gazit lotsjellës
22/03 19:58
Top Channel/ Blindohet kryqëzimi i Bllokut, protestuesit nuk lejohen t’i afrohen vilës së Hoxhës
22/03 19:56
Top Channel/ Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, ndezin flakadanë dhe molotovë
22/03 19:53
Top Channel/ TCH sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës, turma drejtohet nga…
22/03 19:38
DIGITALB DIGITALB