Me propozim të ministrit të brendshëm qeveria emëroi Skënder Hitën Drejtor të përgjithshëm të policisë së shtetit, I cili e ka nisur udhëtimin në polici para 25 vitesh. Ky post kishte mbetur vacant prej largimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda I cili mori kartonin e kuq mbas protestës së opozitës që kulmoi me sulmin ndaj vilës së ish dikatorit Enver Hoxha.