Në Elbasan 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës. Rritet asistenca on line për qytetarët Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative, vendet vakante të të cilave u krijuan pas urdhrit të Kryeministrit Rama për dorëheqjen e administratorëve në të gjithë Shqipërinë. Kanë qenë më shumë se 400 aplikime për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së administratorëve dhe drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit. Kryetar i Bashkisë Elbasan (Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces)