Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Menjëherë interesi ka qenë i dukshëm, njëlloj si për çdo këngë të saj, që pas publikimit ka miliona shikime. Elvana Gjata duket se ka prekur telat e të gjithë publikut shqiptar në Shqipëri, Kosovë e diasporë.