Top Channel/ Elon Musk ushtar i Putin? Miliarderi prej 2 vitesh kontakt të fshehtë me presidentin rus
25/10/2024 22:15

Miliarderi Elon Musk ka qenë në kontakt të rregullt me presidentin rus Vladimir Putin që nga fundi i vitit 2022, sipas një raporti të “The Ëall Street Journal”. Sipas burimeve të gazetës amerikane, Musk dhe Putini zhvilluan biseda edhe këtë vit, në kohën kur bosi i teknologjisë rriti kritikat ndaj mbështetjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe u përfshi në mënyrë aktive në fushatën zgjedhore të kandidatit republikan dhe ish-presidentit Donald Trump. Gjatë bisedave Putini i kërkoi një herë Musk-ut që ta ndalonte aktivizimin e shërbimit satelitor të internetit Starlink mbi Tajvan, si një favor për presidentin kinez Xi Jinping. Sipas raportit, në një kohë kritike të fushatës zgjedhore në SHBA, ndikimi i Musk shtrihet shumë përtej politikës, nëpërmjet platformës sociale X dhe kompanisë teknologjike SpaceX, përmes së cilës ai ka kontrata të mëdha qeveritare dhe leje sigurie të nivelit të lartë për informacione të klasifikuara të SHBA-së. Shërbimi i internetit satelitor, Starlink, është tjetër aspekt kyç i ndikimit të madh të Elon Musk në botë. Miliarderi i dha Ukrainës qasje falas në Starlink kur Putini nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Veprimi u përshëndet pasi u vlerësua si mjet i rëndësishëm për aftësitë e Ukrainës për të luftuar forcat ruse, por marrëdhëniet midis Musk dhe autoriteteve ukrainase u ftohën gjatë rrjedhës së luftës dhe shefi i Teslas ndaloi financimin për Ukrainën dhe madje kufizoi përdorimin e Starlinkut nga ushtria e saj për të kontrolluar dronët. Në fillim të vitit 2024, raportet e inteligjencës ushtarake ukrainase thanë se shërbimi satelitor i Musk po përdorej nga ushtria ruse në frontin ukrainas. Sipas zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, komunikimi i vetëm i Kremlinit me Muskun ishte një telefonatë në të cilën ai dhe Putini diskutuan “hapësirën, si dhe teknologjitë aktuale dhe të ardhshme”. Musk ende nuk është përgjigjur.

Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49