Elisa Spiropali ka mbajtur fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Me 75 vota pro dhe 4 kundër, ajo u emërua mes tensioneve nga ana e opozitës. Ish-ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, post të cilin tashmë e mban Taulant Balla, shprehu mirënjohje nga kolegët që votuan pro, dukë thënë se është “e prekur”.