Sekretarja dhe këshilltari i kryetares së bashkisë së Meksiko City janë qëlluar për vdekje nga persona të armatosur që udhëtonin me motoçikletë në një pjesë qendrore të qytetit. Kryetarja e bashkisë Clara Brugada e quajti vrasjen e sekretares së saj personale Ximena Guzmán dhe këshilltarit José Muñoz një “sulm të drejtpërdrejtë”, sipas The Guardian. Brugada tha në një deklaratë se sulmi ndodhi në lagjen Moderna.