Policia e Lezhës identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit Pjetër Kaza. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, në fshatin Tale të Lezhës, ku shtetasi G. A. ekzekutoi me armë zjarri automatik 57-vjeçarin, në momentin që ai zbriti nga makina dhe po hapte portën për të hyrë në banesë. Pjetër Kaza humbi jetën në vendngjarja nga plagët e marra.