Hetimet për zbardhjen e plotë të ekzekutimit të 29-vjeçarit Ermir Dedja, më 20 maj në lagjen 18 të Durrësit, kanë çuar në identifikimin dhe ndalimin e dy personave të përfshirë, ndërsa rrethi i hetimeve vijon të zgjerohet. Policia ka identifikuar deri tani 5 persona të përfshirë në këtë ngjarje, tre prej tyre janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.