Edhe pse jo një qytet tipik turistik, por në pozitë gjeografike në qendër të Shqipërisë, çdo sezon veror Elbasani përballet me një mbingarkesë të trafikut në të gjitha hyrjet e daljet e tij. Sipas specialistëve, këtë vit fluksi i mjeteve është shtuar me rreth 40% për shkak të numrit të turistëve dhe mbingarkesa vihet re në çdo ditë të javës.