Pas 10 vitesh futbolli i Elbasanit ngjitet në superiore, ngjarje e cila është festuar në të gjithë qytetin, jo vetëm nga sportdashësit. Elbasani u shpall kampion i kategorisë së parë, titull I cili u sigurua para 4 javësh , por sot u zyrtarizua pas ndeshjes me Bylis, ndeshje e cila u mbyll me shifrat 3-2. Ekipi I cili u krijua 3 vite më parë njeh një rritje të jashtëzakonshme në futbollin Shqiptar duke e parë vetën në elitë.