Qarku Elbasan që prej mbrëmjes së një dite më parë është përfshirë nga reshje shiu e dëbore. Nga raportimet e strukturave të Emergjencave Civile në bashki rezulton se situata është nën kontroll. Akset rrugore janë të hapura. Ka pasur prezencë inertesh në aksin Gramsh-Moglicë.