Çarja e argjinaturës së lumit Shkumbin, pranë fshatit Labinot Fushë, mbrëmjen e së enjtes ka vënë në alarm strukturat e emergjencës në Elbasan. Menjëherë të gjitha mjetet dhe ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile dhe Bordit të Kullimit janë vënë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës, e cila rrezikon rreth 200 shtëpi të Labinotit dhe Pompat e Ujit të pijshëm të qytetit.