Ndotja në qytetin e Elbasanit mbetet një fenomen shqetësues. Industritë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik shtohen dita-ditës dhe si për rastësi, kush më pak e kush më shumë shkaktojnë ndotje në mjedis. Këtu gjen nga të gjitha llojet e ndotjes: ndotje të ajrit, ndotje të ujërave nëntokësore, ndotje të tokës nga metalet e rënda gjithashtu.