Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas, ku dy makina, njëra nga të cilat me targa italiane, janë përfshirë në një aksident. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit u bë shpejtësia. Aksidenti krijoi trafik kilometrik në rrugë. Të dyja mjetet ishin me drejtim Librazhdin, ndërsa mendohet se njëra nga makinat është rrotulluar.