Aksi Elbasan-Cërrik nuk i ngjan më një rruge të re. Ndonëse janë mbushur vetëm 6 vite nga inaugurimi, 23 kilometrat e kësaj rruge janë mbushur me gropa dhe deformime të asfaltit që arrijnë deri në 30 cm lartësi. Në të tilla kushte rruga është kthyer në burim aksidentesh dhe problem për drejtuesit e mjeteve.