Top Channel/ Elbasan, 4 të arrestuar për drogë, dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë
04/11/2025 19:31

Goditen 4 raste të shitjes së drogës dhe armëve të ftohta në Elbasan. Për pasojë janë arrestuar katër persona dhe janë proceduar dy të tjerë. Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe 1 rast të shitjes së armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste: -u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje; -u arrestua shtetasi G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen “Beqir Dardha”, të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë) që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, ndërsa të proceduarit iu gjet një sasi Cannabisi; -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi Cannabisi. Lënda narkotike dhe arma e ftohtë, të gjetura në këto raste, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top News – Pensioni nuk mjafton. Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë
23/03 10:28
Top News – Raporti i Avokatit të Popullit. ‘PD të protestojë paqësisht, policia të vetëpërmbahet’
23/03 10:06
Top News – Bilanci i protestës. 14 protestues të arrestuar, 6 policë të lënduar
23/03 09:51
Top News – Tragjedia në rrugë. Tre të vdekur nga aksidenti i rëndë në Vlorë
23/03 09:47
Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
Top Channel/ Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e…
22/03 23:26
Top Channel/ Opozita hedh molotovë në çdo cep të Tiranës, nuk mungojnë…! Përplasje edhe me policinë
22/03 23:25
Top Channel/ Berisha flet pas gazit lot sjellës në sy: Unë po kaloja rrugën për të…
22/03 23:13
Top Channel/ Protesta e PD-së, Berisha mesazh policave: Mos mbroni në asnjë mënyrë Ramën…
22/03 23:12
Top Channel/ Protestë me molotovë e gaz. Sulmohen institucionet. Policia mbron PS-në
22/03 23:11
Top Channel/ Protesta e PD-së! Përplasje të ashpra në rrugët e Tiranës, molotovët shpërthejnë kudo
22/03 23:07
Top Channel/ Gaz lotsjellës drejt Berishës, momenti kur ndjehet keq, truprojat e mbajnë tek krahët
22/03 23:07
Top News – Aksident fatal në Vlorë, humbin jetën dy shoferët nga përplasja e automjeteve
22/03 22:47
Top News – Protesta ‘guerrile’ e opozitës. Pa fjalime, por me molotovë e fishekzjarre
22/03 22:29
Top Channel/ Deputetët demokratë i “turren” policisë, shtytje dhe përplasje fizike mes tyre
22/03 22:28
Top Channel/ Tensione në protestë, momenti kur demokrati Xhelal Mziu goditet me shkop gome
22/03 22:28
Top Channel/ Habit i në protestë, shfaqet me bluzën e grisur, mbi trup të kishte shkruar…
22/03 22:26
Top Channel/ Policia kordon përpara Kryeministrisë, Garda vëzhgon nga tarraca e godinës
22/03 22:26
DIGITALB DIGITALB