Top Channel/ Ekzekutori i eskortës rumune sulmohet në burg, autori i hedh vaj të nxehtë në fytyrë
06/06/2025 22:56

Vasile Frumuzache, autori i dyshuar i vrasjes së Denisa Maria Adas dhe rrëfyesi i një tjetër krimi makabër ndaj një tjetër punonjëse seksi, është sulmuar brenda ambienteve të burgut. Sipas autoriteteve italiane, agresioni është kryer nga një tjetër i burgosur, i afërm i viktimës së dytë, Ana Maria Andrei, e zhdukur dhe e vrarë në vitin 2024, shkruajnë mediat italiane. Sipas burimeve nga burgu, agresori i ka hedhur vaj të nxehtë në fytyrë, duke i shkaktuar djegie të shkallës së parë dhe të dytë. Viktima e sulmit është dërguar me urgjencë në spitalin e burgut për trajtim mjekësor. Prokurori i burgut, e ka cilësuar ngjarjen serioze, duke theksuar se autori i agresionit ka vepruar “i pashqetësuar dhe pa asnjë kontroll nga autoritetet e burgut”. “Çdo person, pavarësisht nga krimet që mund të ketë kryer, ka të drejtën për t’u trajtuar me njerëzillëk dhe për t’u mbrojtur. Askush nuk duhet të përballet me dhunë jashtë ligjit,” u shpreh prokurori. Ndërkohë që Frumuzache përballet me drejtësinë për dy vrasje të dyshuara, hetuesit italianë kanë gjetur të dhëna të reja në banesën e tij, që mund të çojnë në zbardhjen e rasteve të tjera të pazbuluara deri tani. Gjurmët e mbledhura gjatë kontrollit të banesës kanë ngritur dyshime të forta se mund të ketë më shumë se dy viktima. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e zbardhjes së një serie të gjerë vrasjesh. Të shtunën në mëngjes pritet të mbahet seanca dëgjimore për konfirmimin e urdhër-arrestit ndaj 32-vjeçarit, i akuzuar për vrasje të rëndë dhe fshehje të kufomës.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58