Tush Frroku është në arrati që nga e hëna, pasi me shtatë plumba ekzekutoi dhëndrin e tij. Frroku për motive ende të panjohura e la të vdekur mërgimtarin Anton Prela në një lokal në Klinë. Pas aktit ai u largua nga vendi i ngjarjes. Nën kërcënimin e armës ndaloi një veturë dhe me të u largua në drejtim të panjohur. Policia arriti të gjejë veturën por asnjë shenjë nga i dyshuara. Policia e ka shpallur në kërkim.