I dyshuari për vrasjen e Kavajës, Habib Rexha dhe shoku i tij, Ervis Kurti, dolën sot para gjykatës së Durrësit për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë. Gjykata vendosi arrest në burg për Habib Rexhën, vrasësin e dyshuar të Arjan Gosës në Kavajë, i cili akuzohet për vrasje me dashje për gjakmarrje. Ndërkaq gjykata vendosi arrest shtëpie për Ervis Kurtin, i cili ndihmoi Rexhën për t’u larguar pas vrasjes.