Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka vrarë të dyshuarin për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetrit, të enjten në Lloznicë. "Anëtarët e policisë eliminuan vrasësin që vrau një polic në afërsi të Loznicës," tha Ministri i Punëve të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Më herët të enjten, MPB e Serbisë e identifikoi Faton Hajrizajn, si të dyshuarin kryesor për vrasjen në Lloznicë.Për mediat serbe Ivica Daciq tha se i dyshuari u vra në vendin e quajtur Banja Kovilaça e duke mos i përmendur emrin të dyshuarit, ai iu referua si terroristi shqiptar.