Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të enjte në lagjen “16 Prilli” në Fier rreth orës 11:00. Sipas informacioneve viktima është Elton Javori, banues në Fier, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vrasjes dhe nëse ka të shkuar kriminale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ato të FNSH-së Fier që po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve