Top Channel/ Ekzekutohet e 26-vjeçari shqiptar në Itali, gruaja e viktimës kërkon të vërtetën
25/06/2025 23:08

Trupi i pajetë i 26-vjeçarit shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës në Foria, në provincën e Salernos, është gjetur pranë një toke bujqësore në afërsi të shtëpisë, që ai dhe 2 persona të tjerë tentuan të grabisnin. Fillimisht, karabinierët mbajtën të fshehur identitetin e personit të riut, deri sa në vendngjarje mbërritën familjarët e tij. Prokuroria e Vallo della Lucania ka urdhëruar autopsinë mbi trupin e viktimës. Vendi i zbulimit të trupit është treguar nga vetë 60-vjeçarit italian në shtëpinë e të cilit, tre persona dyshohet se tentuan të futeshin për ta grabitur. U vunë në shënjestër dy banesa. Përleshja me armë dyshohet se ndodhi në shtëpinë e Aurelio Valiante, 60 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri sapo shikoi 3 personat. Si pasojë 26-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet aktualisht i shtruar në një spital në Napoli në gjendje kritike. Personi i tretë u zhduk pa lënë gjurmë. Policia italiane ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në zonë, por deri më sot ai nuk është gjetur. Zhdukjen e të riut e kishte denoncuar gruaja e tij, e cila ditët e fundit kishte deklaruar përpara karabinierëve dhe mediave se burri i saj, pasi ishte vrarë, ishte marrë zvarrë nga pronari i shtëpisë. “Djali tjetër që mbeti i plagosur, na tha se ishin qëlluar teksa po dilnin nga banesa dhe se burri i saj ishte lënë në tokë dhe më pas ishte tërhequr zvarrë. Që nga ajo ditë nuk kemi pasur më lajme prej tij, tani duam vetëm të vërtetën”, tha ajo. Karabinierët dhe Prokuroria po hetojnë tashmë rastin. Valiante u paraqit këtë mëngjes në Prokurori, i shoqëruar nga avokati i tij, Antonello Natale. Ai thuhet se ka pranuar se ka qëlluar dhe ka transportuar trupin e të riut larg banesës së tij. Ai akuzohet për vrasje me dashje, lëndim të rëndë fizik dhe fshehje të kufomës. Për momentin, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë sigurie, por Prokurori Francesco Rotondo, i cili ndodhej në vendin ku u gjet trupi po shqyrton mundësinë e kërkesës për arrest me burg, në pritje të rezultateve të ekspertizës balistike. Në vendin e zbulimit të kufomës, situata u tensionua në një moment pasi shumë bashkatdhetarë të viktimës erdhën duke kërkuar një përballje të drejtpërdrejtë me pronarin italian që i mori jetën 26-vjeçarit shqiptar. Ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve bëri të mundur që situata të mos dilte jashtë kontrollit.

Top Channel/Paqja fiskale,Tabaku: Kërkojmë transparencë, janë ligje që legalizojnë informalitetin…
04/12 16:43
Top Channel/Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, Ekonomi: Jemi forca që ndërtojmë, flasim me projekte dhe…
04/12 16:41
Top Channel/ Rehabilitimi i hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, ministri Malaj: Ky projekt lidh…
04/12 16:40
Top Channel/ Kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, një i arrestuar në Shkodër
04/12 16:26
Top Channel/ “Sikur të respektonim të verbrit…”, Bido: Nuk bëra bullizim, s’jam si ju
04/12 16:12
Top Channel/ Pezullimi i Ballukut, Rama: Ndërhyrje brutale në përbërjen e qeverisë
04/12 15:42
Top Channel/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”, nisma që u shndërrua në lëvizje të madhe bamirësie
04/12 15:29
Top Channel/ “Det me mbetje” në Seman e Darzezë, nis pastrimi i bregdetit
04/12 15:27
Top Channel/ “Energjia na dëmtoi”, banorët ngrihen në protestë në Ofiçinën e Vjetër në Patos
04/12 15:25
Top News – Dëshmitë e ‘Plumbit të Artë’. Si e grabiti Talo Çela kambistin në Elbasan
04/12 15:25
Top Channel/ E rrëzoi era, humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë, pësoi dëmtime të rënda
04/12 15:24
Top News – Rama: Nuk e heq Ballukun sepse krijohet precedent i rrezikshëm
04/12 14:53
Top News – Përplasja Shehaj-Balla. Debati për Ballukun në Kushtetuese dhe…Chatgpt
04/12 14:33
Top News – Vrasja e të miturit në Tiranë. Gjykata e Tiranës jep vendimin më 9 dhjetor
04/12 14:24
Top Channel/ Mbetjet në grykëderdhjet e Semanit dhe Vjosës, nis pastrimi i bregdetit në Fier
04/12 14:11
Top Channel/ “Po falimentojmë”! Protestë në Patos, biznesmenët: Pa na digjen pajisjet
04/12 14:11
Top Channel/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjinenë, Balliut i tërhiqet vërejtje
04/12 13:52
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës së gazit në një piceri në Tiranë, lëndohen pronari dhe punonjësi
04/12 13:47
Top News- Mbi tre mijë gjoba në 48 orë/ Policia e Tiranës ndëshkon shoferët e pabindur
04/12 13:15
Top Channel/ Tragjike në Vlorë! U rrezua nga era dhe përplasi kokën në trotuar, vdes 50-vjeçarja
04/12 13:14
BILETA Portokalli - Bileta