Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit në fshatin Dragoç të Postribës. Janë banorët që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejtë vendit të ngjarjes. Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. “Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.