Top Channel/ Ekzekutimi i Brahimit, autorët iu afruan me motor dhe e qëlluan! Policia greke dyshime…
10/05/2024 22:31

Zbulohen të tjera detaje nga ekzekutimi i 32-vjeçarit Roan Brahimi një natë më parë në Athinë. Referuar mediave greke, ai është ekzekutuar me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë. Ai ndodhej në mjetin e tij kur dy persona me një motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur. Brahimi kishte mbërritur në nga Emiratet e Bashkuara në Greqi për Pashkë, për të kaluar festat me familjen e tij që jetonte në shtetit helen. Deri më tani pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe emri i tij rezulton i përfshirë në dy dosje të bujshme, vrasjen e Brilant Martinajt dhe atentatin ndaj Ylli Ibraimajt. Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia shqiptare, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021 ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit. Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes. Policia greke ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë, në mënyrë që të shohin nëse janë kapur fytyrat e autorëve. Nga mënyra e ekzekutimit dhe veprimit, dyshohet nga policia greke se autorët mund të kenë qenë vrarës me pagesë.

Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
Top News- Shqipëria e Hungaria forcojnë mbrojtjen/ Shkëmbim i atasheve ushtarakë, dhe trajnim i FA
23/02 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, me 5% tatim
23/02 20:02
Top Channel/ Bukëpjekës, zanat në zhdukje! Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon subvencionim
23/02 19:58
Top Channel/ Këshilli i Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raporti do hartohet pas mbledhjes
23/02 19:57
Top News-‘Reforma territoriale gjithëpërfshirëse’/ Gonzato takon Maznikun e Boçin, kërkon konsensus
23/02 19:52
Top Channel/ Dy raporte për “Ballukun”! PS dhe PD do votojnë më 5 mars
23/02 19:39
Top News – PS u nxitua me rregulloren. Kushtetuesja e shfuqizon, Kuvendi ka 30 ditë kohë
23/02 18:03
Top News – ‘Ranë të gjitha alibitë’. PD kërkon imunitetin e Ballukut, PS kërkon kohë
23/02 17:17
Top News- Troje, karburant dhe ndërtesa / Fier, konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut
23/02 17:16
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Mbyllet pas 5 orësh mbledhja për Ballukun, Bardhi zbardh diskutimet
23/02 16:19
Top Channel/ Presidenti i ri, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota. Sot pret Abdixhikun
23/02 16:19
Top Channel/ Kuvendi diskuton “Ballukun”/ Mblidhet Këshilli i Imuniteteve, në takim
23/02 16:18
DIGITALB DIGITALB