Është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi Kaza po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Ai dyshohet se është vra për gjakmarrje në oborrin e baneses së tij,ndërsa nuk ka pasur precedent penalë.