Top Channel/Ekstradohet nga Spanja Edmir Vlashi, tentoi të vriste Preng Palucën për pazaret e drogës
18/04/2023 20:56

Kapet në Spanjë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, Edmir Vlashi i akuzuar për atentatin e dështuar ndaj Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij, Antoneta në dhjetor të vitit 2021 Nga hetimet policia zbuloi se në 2017 Edmir Vlashi i grabiti një sasi të madhe droge vëllait të Preng Palucës. Prej asaj kohe, mes tyre lindi një konflikt i ashpër. Në pamundësi për të rënë në gjurmët e vëllait të Preng Palucës, 31-vjeçarët Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, baxhanakë me njëri-tjetrin dhe të dënuar më herët në Belgjikë për grabitje me armë e drogë, besohet sipas policisë se po e ndiqnin këmba këmbës objektivin e tyre, madje kishin përdorur si bazë për të fshehur një arsenal armësh dhe mina me telekomandë lokalin e vjehrrit e vjehrrës Nikoll e Marie Markut në Lezhë. Po ashtu si bashkëpunëtor iu shërbente edhe dhëndri i tyre Mark Lamkja. Ishte pikërisht një sinajlizim në polici se në restorantin e ciftit Marku mbaheshin armë që policia të zbulonte gjithë atentatin e planifikuar prej Edmir Vlashit e Hektor Ndokës. Të dy u shpallën në kërkim dy vite më parë, ndërsa vjehrri dhe Vjerra si dhëndri i tyre, u arrestuan, pasi gjatë ndërhyrjes së policisë tentuan tentuan të fshihnin provat. Gjatë këtij megaoperacioni, polica e Lezhës sekuestroi 6 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 kuti me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellëse, 2 radio si të Policisë, municion luftarak, 1 automjet dhe celularë si dhe shuma 88 900 euro e dyshuar e përfituar nga tregtimi i armëve. Mësohet se pas ekstradimit në Shqipëri Edmir Vlashi i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Dhuna pas ekzekutimit të “El Mencho”, 23 të burgosur arratisen mes kaosit
24/02 23:07
Top Channel/ Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Do ndërtohet rrugë e re
24/02 23:05
Top Channel/ Tërmet në Elbasan/ Lëkundje 4.2 ballë. Epiqendra në Belsh, por nuk raportohen dëme
24/02 23:04
Top Channel/Kapet polici me 1 milion euro/ Efektivi i komisariatit nr.5 në Tiranë u ndalua në Kosovë
24/02 22:56
Top News – Lëkundje tërmeti në vend. Epiqendra mes Lushnjes dhe Elbasanit
24/02 22:32
Top Channel/ Modeli i ri i ushtrisë greke: paga më të larta, shërbim më i gjatë dhe trajnim i ri
24/02 21:47
Top News- “Më shau para familjes, nuk durova dot”/ Vrasja në Kavajë, autori tregon ngjarjen
24/02 21:08
Top News- Rrugë alternative për juglindjen, ARRSH: Ura e dëmtuar do të shembet
24/02 21:07
Top News-“Bashkëshorti ndërroi rrobat, pastaj…”,dëshmia e gruas së autorit që vrau Egli Pashollarin
24/02 19:59
Top Channel/ Gjykata lë në qeli Derjajn, jepet masa për të dyshuarin e vrasjes në Kavajë
24/02 19:49
Top Channel/ Rrugë e re në Librazhd-Përrenjas, reagojnë institucionet, kreu i ARRSH: Do…
24/02 19:49
Top Channel/ “13 vite burg për Rezart Taçin”, SPAK kërkon dënimin për pastrim parash
24/02 19:46
Top News- Banorët e Rrjollit përplasen me policinë/ Sërish tensione: Është toka jonë, largohuni
24/02 19:43
Top News- Dënohen ish-inspektorët e IMT, kërkuan 1000 euro për të mos prishur tendën e një lokali
24/02 19:42
Top Channel/ Kamionët e bllokuar në Qafëthanë, shoferët kërkojnë një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut
24/02 19:35
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Do pastronte paratë e Cosa Nostra/ SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi
24/02 18:02
Top News- Shqipëria e BE solidaritet me Ukrainën, përkujtohen në Tiranë viktimat e sulmeve ruse
24/02 17:24
Top News- “Hiqi mor duart…Mos më prek nënën”, banorët e Rrjollit përplasen sërish me policinë
24/02 16:38
Top News- Plas sherri mes të rinjve në Vlorë, ndërhyjnë “Shqiponjat”
24/02 16:34
DIGITALB DIGITALB