Gjykata e Elbasanit pritet të vendosë sot për ekstradimin ose jo të shtetases ruse, Svetlana Timofeva. Seanca gjyqësore në ngarkim të ruses spiune pritet të nisë pas pak në Gjykatën e Elbasanit. Pritet që beteja ligjore në Shqipëri të vijojë pasi 33-vjeçarja nuk pranon ekstradimin në vendin e saj i cili e akuzon për marrje në mënyrë të jashtëligjshme të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.