Top Channel/ Ekstradim “Çunave të Dubait”/ Marrëveshja shumë pranë. Arrestimi i të kërkuarve
22/02/2024 19:33

Vitet e fundit Dubai është shndërruar si një strehë e sigurt për personat të cilët kërkohen nga drejtësia shqiptare por kjo nuk do të zgjasë shumë. Në një intervistë për Top Channel, drejtori për marrëdhëniet ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Pëllumb Seferi, tha se autoritetet shqiptare në koordinim me Interpol po punojnë për arritjen e një marrëveshje. “Të gjithë personat që janë strehuar në emiratet e bashkuara do të përballen me drejtësinë shqiptare shumë shpejt do të kemi një marrëveshje për këtë pike” Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me vetëm 5 shtete SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosovë ku rezultatet me të mira janë me palën italiane ndërsa në rastet e tjera vepron sipas ligjit për marrëveshjet juridiksionale me autoritetet e huaja për çështjet penale. Marrëdhënie të mira Shqipëria ka dhe me palën turke ku nga shkëmbimi i informacionit kanë rënë 2 personazhe të njohur të botës së krimit mbreti i kokainës Dritan Rexhepi i cili pritet të ekstradohet dhe Ibrahim Lici i kërkuar për vrasje për të cilin sapo kanë nisur procedurat. Ibrahim Lici ka dhe një çështje penale të hapur në Turqi. “Arrestimi është bërë në 13 shkurt në një lagje të Stambollit falë shkëmbimit të informacionit me palën turke. Në momentin e arrestimit i janë gjetur një armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara Belge”-shprehet Seferi. Në kohën kur krimi nuk njeh kufij bashkëpunimi mes autoriteteve është shumë i rëndësishëm. Mjafton të përmendim rezultatet e një viti më parë të Interpol Tiranës ku falë shkëmbimit të informacionit janë arrestuar 140 persona me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë dhe 92 të tjerë janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendeve të tjera ku kanë kryer vepra penale. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë arrestuar 47 persona të shpallur në kërkim. “Shkëmbimi i informacionit në kohë reale është shumë i rëndësishëm. Aleatët tanë kryesor janë qytetarët prandaj ne i inkurajojmë që çdo informacion ta ndajnë me policinë ose me Interpolin“.

Top Channel/ Legalizohen kishat e Mirditës, 30 objekte marrin dokumentet e pronësisë
04/04 20:08
Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45
Top Channel/ Ngrica, humbin jetën emigrantët në Korçë! U gjetën në mal
04/04 19:45
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top Channel/ Nga rruga në Presidencë! Rrugetimi politik i Albulena Haxhiut
04/04 19:40
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News- Flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News- flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News – Bilanci i luftës/ Humbjet amerikane, 7 avionë luftarakë janë shkatërruar
04/04 19:30
Top News – Ultimatumi i fundit për Iranit. Trump- 48 orë kohë për marrëveshje, ose pasoja
04/04 19:02
Top News – Arrestohet bosi italian i Kamorrës. Merr fund arratia, fshihej në resortin luksoz
04/04 19:02
Top News- “Integrimi, projekt real”, ministri Hoxha dialog me studentët e Korçës
04/04 19:02
Top News – Osmani i dorëzon detyrën Haxhiut. ‘Kuvendi të zgjedhë sa më shpejt Presidentin’
04/04 19:01
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ Vjosa Osmani lë Presidencën, nuk përgjigjet nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme
04/04 18:24
Top Channel/ E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në një zonë malore
04/04 18:23
Top News – PD kërkon interpelancë me Karakaçin. Shpjegime për krizën e energjisë dhe karburanteve
04/04 17:38
Top Channel/ Albulena Haxhiu merr postin e presidentit të Kosovës, Osmanit i mbaroi mandati
04/04 17:26
Top News – Vjosa Osmanit i përfundon mandati i Presidentes. I dorëzon detyrën kryetares së kuvendit
04/04 16:31