“Ëndrra dhe realitete urbane” titullohet ekspozita e çelur në muzeun arkeologjik të Durrësit, si një homazh dashurie e dhimbjeje për vendlindjen, qytetin antik bregdetar. Një mori ndjenjash e ndjesish që Durrësi nxit te artistët e vet vijnë përmes fuqisë së fotografisë bardh e zi të Adnan Becit dhe pikturës plot ngjyra e mendim të Antonin Gjelucit. Një përballje ëndrrash e realitetesh durrsake që ftojnë për reflektim e veprim.