U bënë 25 vite që një grupim artistësh jep një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e jetës artistike në vendin tonë. Ekspozita Nëntori u ideua dhe realizua nga Llambi Blido, Stefan laçi dhe Besim Tula në vitin 1998, si një veprimtari e artistëve pamorë që i bashkonte: Realizimi i veprave në fushën e arteve vizive.