Rreth 150 tonë shegë, që pritet të prodhohen në plantacionet e fshatit Bashkim në Fier, do të eksportohen drejt Hungarisë dhe Çekisë, ndërsa një pjesë do të shitet në tregun vendas. Agronomi 75-vjeçar, Shefqet Hyka, i përkushtuar prej disa vitesh kultivimit të shegës, ka arritur të prodhojë shegë cilësore, të cilat janë shumë të kërkuara në tregjet ndërkombëtare për vlerat e tyre ushqyese dhe shëndetësore.