Fermerët në Lushnje, kanë nisur eksportin e preshit drejt tregjeve të huaja, kryesisht në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Europian, por çmimi i shitjes mbetet i ulët dhe nuk mbulon plotësisht kostot e prodhimit. Sipas fermerëve, megjithëse kërkesa për presh ekziston, çmimi i grumbullimit ka rënë ndjeshëm këtë sezon. Ata shprehen se rritja e kostove për farën, plehrat kimike, fuqinë punëtore dhe transportin e bën të vështirë përfitimin real nga eksporti.