Top Channel/ Eksportet në krizë. INSTAT: Në nëntor Shqipëria shiti dhe bleu më pak
18/12/2023 22:05

Shqipëria po shet më pak dhe po blen më pak. Të dhënat e Institutit të Statistikave treguan se edhe përgjatë muajit nëntor të këtij viti, si eksportet, ashtu edhe importet kanë vijuar tendencën rënëse. Përgjatë muajit që lamë pas, eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me -21,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -9,9 %, në krahasim me muajin tetor. Ndërkohë, edhe importet e mallrave arritën vlerën 72 mld lekë, duke u ulur me -7,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe me -8,2 %, në krahasim me muajin tetor. Të dhënat e detajuara të Institutit të Statistikave treguan se në nëntor kanë shënuar rënie eksportesh të gjitha grupet e mallrave, përveç produkteve kimike dhe plastike. Por rënia më e fortë është regjistruar për materialet e ndërtimit me -26,6% dhe prodhimet e drurit 21%. Kriza e eksporteve ka vijuar përgjatë gjithë nëntëmujorit janar-nëntor të këtij viti. Eksportet sipas INSTAT janë ulur me -9,8 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,6 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,01 pikë përqindje. Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia (16,7 %), Kosova (17,7 %), Greqi (3,0 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritje më të madhe, është: Zvicra (8 herë)

Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30
Top News – ‘Bordi mbron qytetarët’. Rama: Çmimet i vendosim sipas lëvizjeve në bursë
29/03 13:58