Ka rënë në prangat e policisë, autori i dytë i dyshuar për vënien e lëndës shpërthyese në një objekt privat në ndërtim në Shëngjin. Në orët e para të mëngjesit, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër dhe Drejtorinë Vendore Policisë Durrës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. S., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.